Shqiperia

INSTAT-i mbështet Berishën, rritja ekonomike, 9.9%

Rritja reale ekonomike në Shqipëri është ajo e publikuar nga Instituti i Statistikës. INSTAT-i mbështet deklaratat e Kryeministrit se rritja ekonomike në vend është në shifrën 9.9 për qind. Nëndrejtorja e INSTAT-it, Ledia Thomo, ka konfirmuar dje edhe një herë të dhënat e këtij institucioni mbi rritjen ekonomike. Thomo theksoi se rritja prej 9.9 për qind [...]

Continue Reading

Shqiperia

Shqipëria në janar me operator të katërt cel

Kompani ndërkombëtare nga më të njohurat në telefoninë celulare kanë shprehur interes për të marrë licencën e katërt në tregun shqiptar. Me futjen në treg të operatorit të katërt autoritetet synojnë që të sjellin ulje të mëtejshme të tarifave të shërbimit të telefonisë së lëvizshme. Fituesi i licencës së katërt celulare shpallet më 23 janar 2009 [...]

Continue Reading

Shqiperia

Poliçan, shpërthen predha, humb jetën 50-vjeçarja

Një incident i rëndë ka ndodhur sot në uzinën e çmontimit të armëve dhe mbetjeve ushtarake të tjera në Poliçan. Si pasojë e shpërthimit të një predhe, një 50-vjeçare ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur. Suzana Kadiu ka humbur jetën sot rreth orës 09:30 minuta, teksa po punonte në ambientet e uzinës. [...]

Continue Reading

Shqiperia

BSH miraton dokumentin e politikës monetare 2009-2011

Zhvillimet në ekonominë e vendit, ecuria e treguesve monetarë dhe parashikimet e Bankës së Shqipërisë për inflacionin, si dhe ruajtja e stabilitetit të çmimeve në një periudhë afatmesme janë disa nga pikat e dokumentit të Politikës Monetare 2009-2011. Banka e Shqipërisë bëri të ditur se Këshilli Mbikëqyrës i BSH-së miratoi në mbledhjen e fundit të saj [...]

Continue Reading

Shqiperia

Kuvendi miraton Kodin Zgjedhor e Ligjin për Prokurorinë

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar sot me shumicë votash Kodin Zgjedhor dhe Ligjin për Prokurorinë. Dekreti i presidentit ka kaluar me 116 vota pro, tre kundër dhe një abstenim. Kodi do të hyje në fuqi 15 ditë pas botimit ne Fletoren Zyrtare, por kjo vonesë do të detyrojë edhe presidentin të deklarojë zgjedhjet brenda muajit janar, meqenëse [...]

Continue Reading

Teknologji

Numri i faqeve të internetit rritet për 30 milionë në 2008

Posted on 06 January 2009

Numri i faqeve të internetit në botë është rritur gjatë vitit të kaluar për 17 për qind, respektivisht për 30 milionë, në krahasim me vitin 2007, ka njoftuar agjencia britanike për sondazhe - Netcraft.

Sipas të dhënave të agjencisë Netcraft, numri i përgjithshëm i faqeve në internet ka arritur në 186.7 milionë.

Rritja, megjithatë, ka qenë më e vogël sesa në vitin 2007, kur ajo ka qenë 40 për qind më e lartë sesa në vitin paraprak (2006), gjatë së cilit është lansuar edhe faqja e njëqind miliontë e internetit.

Vitaliteti i botës së internetit ka tërhequr 49.8 miliardë dollarë investime në reklama gjatë vitit 2008, ka publikuar rrjeti ndërkombëtar ZenitOptimedia i cili merret me reklamimin në fushën e mediave.

ZenitOptimedia parasheh që në vitin 2009 do të ketë rritje të shpenzimeve të reklamuesve në internet për 19 për qind.

Comments (0)

Teknologji

Kina pastron internetin nga vulgarizimi dhe pornografia

Posted on 05 January 2009

Autoritetet kineze janë të njohura për veprimet e tyre të cilët sjellin në pikëpyetje lirinë e shprehjes në internet, mirëpo kësaj radhe kanë vendosur për hapa shtesë, të cilat përfshijnë “pastrimin” e internetit nga përmbajtjet dashakeqe.

Hapat më të ri të ministrisë kineze për siguri publike dhe gjashtë organeve tjera qeveritare përmbahen në fushatën e drejtuar kundër faqeve të internetit dhe shërbimeve të cilat në çfarëdo forme dëmtojnë moralin e kinezëve të rinj me publikimin e materialeve pornografike apo në çfarëdo forme janë vulgare.

Të parët në shënjestër të fushatës kineze janë gjetur Baidu.com, kërkuesi më i popullarizuar i internetit në këtë pjesë të tregut, si dhe google.com, makina më e njohur e përmbajtjeve të internetit në botë, të cilat janë “akuzuar” se të rinjve u ofrojnë qasje në përmbajtje dashakeqe. Pos tyre, në ditën e parë të fushatës së autoriteteve kineze në televizionin publik kanë emëruar 19 faqe tjera të internetit dhe ofrues të shërbimeve të internetit përmbajtjet e të cilëve janë moralisht të papranueshme.

Në Kinë afërsisht janë 300 milionë përdorues të regjistruar të internetit, prej të cilëve shumica janë të moshës rinore.

Përfaqësuesit e Google dhe Baidu ende nuk kanë shprehur qëndrimin e tyre zyrtar në lidhje me këtë çështje.

Comments (0)

Teknologji

Microsoft shkurton 15 mijë vende pune

Posted on 03 January 2009

Kriza financiare vazhdon të shkaktojë viktima. Kompania Microsoft do të shkurtojë vende pune për të përballuar situatën.

Përsonelit të Microsoft i është komunikuar lajmi se 15 mijë nga 90 mijë punonjësit që numëron në të gjithë botën, ose 17 përqind e tyre, do të pushohen nga puna.

Lajmin e bën të ditur gazeta “Telegraph” në faqen e internetit, por asnjë zëdhënës i Microsoft nuk e ka komentuar atë.

Comments (0)

Bota

Gjashtë rusët më të pasur kanë humbur 111 miliardë dollarë

Posted on 24 December 2008

“Më së keqti kaluan miliarderët, të cilët në panik kanë marrë hua prej bankave për blerjen e ndërmarrjeve konkurrente dhe pronave në mbarë botën”, shkruan Izvestia.

Gjashtë rusët më të pasur kanë humbur rreth 111 miliardë dollarë qëkur filloi kriza botërore financiare.

Pasuria e Oleg Deripaska, i cili konsiderohet si rusi më i pasur prej 28 miliardë ka ra në 7.2 miliardë shkruan artikulli me titull “S’ka më oligarkë”, përderisa Roman Abramoviç tani doemos duhet të kënaqet me 3.3 miliardë dollarë, ndërsa para gjashtë muajve kishte 23.5 miliardë.

Comments (0)

Rajoni

Human Rights Watch kritikon Greqinë

Posted on 23 December 2008

Organizata Human Rights Watch ka kritikuar autoritetet greke se shkelin detyrimet e konventave ndërkombëtare për mbrojtjen e fëmijëve të mitur emigrantë ose azilkërkues, që vijnë nga zonat me konflikte. Në raportin me titullin “Të braktisur në mbijetesë”, kjo organizatë nuk i kursen fshikujt e kritikës për autoritetet greke.Raporti u paraqit të hënën gjatë një konference për shtyp në Athinë, nga veprimtarë të organizatës.

Rreth 1000 fëmijë, emigrantë apo azilkërkues kanë hyrë gjatë vitit 2008 në Greqi. Ata kanë mbërritur këtu të pashoqëruar nga prindër apo kujdestarë, të detyruar nga kushtet e rënda të konflikteve luftarake në vendet e tyre si Afganistan, Somali dhe Irak.

Ata luftojnë për mbijetesën e tyre pa asnjë ndihmë nga shteti grek, thuhet në raport. Ende nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtar ndaj raportit, për të cilin as mediat greke nuk kanë bërë referime.

Që prej vitit 2004, Greqia ka qenë vazhdimisht në shënjestrën e organizatave ndërkombëtare për mungesat në mbrojtjen dhe përkrahjen e fëmijëve. Një vit më vonë, avokati grek i popullit i bëri thirrje qeverisë që t’i evidentonte dhe regjistronte fëmijët e pashoqëruar në të gjithë vendin, me qëllim që atyre t’u ofrohej përkujdesja e duhur.

Të njëjtin apel e përsëriti në vitin 2007 Komisioni Grek për të Drejtat e Njeriut. Mirëpo, fakti që raporti i Human Rights Watch i ka ashpërsuar kritikat, tregon se apelet kanë mbetur pa përgjigje.

Comments (0)

Bota

Mexico City, 9 persona me kokë të prerë

Posted on 22 December 2008

Prerja e kokës përdoret nga kartelet meksikane të drogës. Trupat u gjetën përgjatë një rruge kryesore, në afërsi të qytetit të Chilpancingo, rreth një ore larg me makinë në veri të Acapulco. Kokat e tyre të prera ishin futur në një qese plastike pranë një qendre tregtare.

Chilpancingo është një bazë ushtarake. Sekretari lokal për sigurinë e publikut ka thënë se disa nga viktimat ishin ushtarë. Bashkë me kokat e prera ishte lënë edhe një letër ku shkruhej se do të kishte edhe më shumë koka të prera.

Në një kohë kur korrupsioni mbetet një problem në radhët e forcave policore në Meksikë, presidenti Calderon gjithmonë e më shumë i ka varur shpresat tek ushtria, në një përpjekje për të shkatërruar kartelet e fuqishme te drogës që operojnë në mbarë vendin.

Rreth 40.000 janë të punësuar aktualisht, ata kanë qenë të suksesshëm në arrestimin e udhëheqësve të disa bandave dhe në ndërprerjen e disa rrugëve të trafikimit.

Qeveria thotë se shumica e vrasjeve në Mexico gjatë vitit që shkoi janë rezultat i karteleve të dobësuara që luftojnë mes tyre.

Por po ashtu ka prova se bandat e drogës janë të përgatitura që të luftojnë edhe me ushtrinë, dhe në këtë rast kjo taktikë e tmerrshme e prerjes së kokave duket se ka si qëllim që të përhapë frikë mes atyre që kërcënojnë ata.

Comments (0)

Teknologji

Automjeti i fundit nga Mercedes e McLaren - 750.000 euro

Posted on 19 December 2008

Mercedes-Benz e ka bërë një hap i cili sigurisht do t’i kënaq organizatorët e panairit NAIAS. Gjermanët në Detroit, në fakt, do të paraqesin modelin e fundit nga bashkëpunimi i përbashkët me McLaren, atë SLR Stirling Moss.

Nën kofanon e superautomjetit të formësuar jashtëzakonisht bukur gjendet motori i McLaren SLR 722 me 650 KF, 5.5 litra V8 dhe marshin prej pesë shpejtësish.
SLR Stirling Moss është aq i lehtë sa që shpejtësinë deri në 100 kilometra në orë e arrin për më pak se 3.5 sekonda.

moss1

Madje edhe pa kulm, aerodinamika e automjetit është sjellë deri në atë pikë sa që SLR Stirling Moss mund të arrijë shpejtësinë maksimale prej 350 km/h. Nga detajet tjera ta pazakonshme, gjithsesi duhet të përmendet sistemi i Lamborghinit për hapjen e dyerve lartë dhe sistemi i frenimit me ajër i cili kontrollohet me dorë.

moss2

Mercedes do të prodhojë gjithsej 75 njësi të McLaren SLR Stirling Moss, derisa është paralajmëruar se çmimi do të sillet rreth 750.000 euro për njësi.

Comments (1)

Kosova

Ndërkombëtarët vodhën 400 milionë euro në Kosovë

Posted on 18 December 2008

Dy grupe të pavarura hetimore nga Bashkimi Evropian dhe OKB-ja kanë zbuluar se në Kosovë janë vjedhur mbi 400 milionë euro. Raporti i fshehtë është siguruar nga gazeta gjermane “Die Welt”. Sipas këtij raporti paratë e tatimpaguesve evropiane janë vjedhur, sidomos nga ndërkombëtarët. Paratë kanë pasur si destinacion sektorin e Energjetikës.

Një grup i përbashkët hetimor nga Autoriteti i BE-së kundër Korrupsionit dhe Mashtrimit, i përbërë edhe nga hetues të Kombeve të Bashkuara dhe Policia Financiare e Italisë ka hulumtuar 50 raste të dyshuara për korrupsion dhe mashtrim parash.

Në dymbëdhjetë raste është dëshmuar veprimtari kriminale, thuhet ne raportin e fshehte të këtij grupi hetimor.  Në 27 raste janë konstatuar parregullsi të procedurave dhe shkelje të rregullave të Kombeve të Bashkuara.

2, 3 miliardë euro të tatimpaguesve evropianë janë derdhur në rindërtimin e Kosovës që nga viti 1999. Kjo do të thotë se BE-ja në Kosovë ka investuar më shumë para se në çdo vend tjetër, jashtë Bashkimit Evropian. Deri në vitin 2011 BE do të derdhë në Kosovë edhe një miliardë euro të tjera.

Dy raporte të pavarura, një i BE-së dhe tjetri i OKB-së paralajmërojnë se korrupsioni dhe mashtrimi në Kosovë janë përditshmëri. Sipas këtyre raporteve një pjesë e madhe e parave ka humbur kanaleve të errëta.

“OKB ka lejuar korrupsionin dhe mashtrimin. Miliona pa numër të tatimpaguesve nga vende të BE-së janë vjedhur pa gjurmë, kurse fajtorët shëtisin të lirë”, citon Die Welt zëdhënësen e Komisionit për Kontrollin e Buxhetit të Parlamentit Evropian, Ingre Gressle.

Sipas raportit, keqpërdorim dhe vjedhje janë bërë edhe gjatë rindërtimit dhe investimeve në Aeroportin e Prishtinës. Manipulimet janë bërë kryesisht gjatë shpalljes se tenderëve.

Comments (0)

Teknologji

Hakerët vjedhin dhe shesin profilet e Facebook!

Posted on 16 December 2008

Hakerët në Britani të Madhe shesin profilet komplete të Facebook vetëm për 79 peni (gati një euro), njofton gazeta britanike Daily Telegraph.

“Bandat kompjuterike” shkëmbejnë të dhëna nga Facebook për viruse të cilët “bandat” tjera i përdorin për të infektuar kompjuterët me spyware të cilët përcjellin dhe kopjojnë të dhënat personale të përdoruesve siç janë fjalëkalimet dhe numrat e kartelave bankare.

Gjithashtu, njoftojnë mediat, në rrezik të madh janë edhe përdoruesit e dy shërbimeve tjera online, MySpace e Skype.

“Njerëzit i lënë të dhënat e tyre personale gjithkah, e kjo vetëm sa tërheqë më shumë hakerët. Veçanërisht në kohën e festave kur njerëzit komunikojnë më shumë me të tjerët dhe kur është sezoni i blerjeve online”, zbulon Rik Ferguson, ekspert për siguri të internetit nga kompania e njohur Trend Micro.

E njëjta kompani ka kuptuar se numrat e kartelave bankare shiten për 28 euro, derisa fjalëkalimet shiten edhe deri në 40 euro.

Mediat britanike shtojnë se vetëm në Britani të Madhe janë madje katër milionë viktima të mashtrimeve me anë të internetit, dhe se shuma e parave të cilën e kanë humbur me anë të këtyre mashtrimeve shkon edhe deri në tetë miliardë euro në vit.

Comments (0)

Kosova

10 milion euro kredi për eficiencë të energjisë

Posted on 16 December 2008

KfW Entwicklungsbank (Banka Gjermane per Zhvillim) ne emër të Ministrisë gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim dhe Raiffaisen Banka në Kosovë nënshkroi marrëveshjen për Kredi në vlerë prej 10 milionë euro për eficiencë të energjisë.

Marrëveshja për Kredi u nënshkrua në lokalet e Raiffeisen Bankës në Prishtinë.

“Me këtë kontribut për promovimin e mbrojtjes së ambientit dhe klimës në Kosovë, bashkëpunimi financiar gjerman përmes KfW Entwicklungsbank mbështetë Republikën e Kosovës në përpjekjet e saj për përmirësimin e eficiencës së energjisë në veqanti dhe në mbrojtjen e ambientit në përgjithësi”, thuhet ne komunikate.

Kredia për efiqiencë të energjisë me kohëzgjatje prej shtatë vitesh nga KfW Entwicklungsbank i mundëson Raiffaisen Bankës të financojë investime në zvogëlimin e shfrytëzimit të energjisë në ndërrmarjet e vogla dhe të mesme dhe amvisëri.

Këto investime përfshijnë ndërrimin e bojlerëve, ndriçimin eficient, izolimin e ndërtesave ose edhe renovimin e sistemit te ngrohjes.

Raiffeisen Bank është banka e dytë partnere e KfW-së në këtë program inovativ të dhënies së kredive përmes sektorit bankar me qëllim të promovimit të mbrojtjes së klimës dhe ambientit në Kosovë. KfW Entwicklungsbank synon që të zgjerojë mbështetjen në fushën e eficiencës së
energjisë në Kosovë edhe në të ardhmen.

KfW Entwicklungsbank është këshilltare strategjike dhe kompetente lidhur me çështjet aktuale të bashkëpunimit zhvillimor. Zvogëlimi i varfërisë, sigurimi i paqes, mbrojtja e resurseve natyrore dhe ndihma të tjera që i japin formë globalizimit janë prioritetet kryesore te KfW
Enwicklungsbank.

Comments (0)

Teknologji

PDF në Gmail

Posted on 15 December 2008

Në rast se në e-mail pranon një dokument PDF, Gmail nuk do ta ofrojë më për shkarkim apo për shfletues të jashtëm të instaluar në kompjuter, mirëpo hapjen do ta përcjellë në Google Docs. Në këtë mënyrë Gmail është pasuruar edhe me një mundësi, njoftojnë mediat botërore.

Shfletuesi, ende me pamje të thjeshtë, ka mundësi të zmadhimit dhe zvogëlimit të pamjes së dokumentit si dhe anash mund të paraqes pamjen e faqeve për tu gjetur më lehtë. Shfletimi i mëhershëm i dosjeve PDF si HTML megjithatë edhe më tutje është në dispozicion.

Me këtë Google ka mundësuar paraqitjen e dokumenteve të vërteta PDF gjatë kërkimeve të përdoruesve të internetit.

Shndërrimi i cili aktualisht bëhet në HTML fshin shumicën e gjërave të vendosura në formatimin e dokumenteve, prandaj shfletimi i njëkohshëm i dokumenteve PDF do të ishte më shumë se i mirëseardhur.

Comments (0)

Bota

SHBA, arrestohet drejtori i nje prej bursave më të mëdha në botë

Posted on 12 December 2008

FBI arrestoi në New York, Bernard Madoff ish drejtorin e NASDAQ, një prej bursave me të mëdha në botë. Ai akuzohet për mashtrim në shumën 50 miliardë dollarë sepse kishte krijuar një skemë piramidale.

Kriza e rëndë financiare që ka përfshirë SHBA-të dhe që po reflektohet në mbarë globin po kërkon masa drastike për t’u përballuar.

Comments (0)

Ekonomi

Nënshkruhet Memorandum në mes OST-ve

Posted on 11 December 2008

Sot në Tiranë, në takimin e Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjisë është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit , në mes të Operatorëve të Sistemeve Transmetuese (OST) të Palëve Kontraktuese të Komunitetit të Energjisë, për themelimin e Zyrës së përbashkët rajonale për Alokim të Koordinuar të kapaciteteve transmetuese interkonektive (Coordinated Auction Office). Nënshkrimi i këtij memorandumi është bërë edhe nga Operatori i Sistemit Transimsionit dhe Tregut (KOSTT) ndërkaq Operatori i Serbisë, i motivuar politikisht, ka refuzuar të nënshkruaj atë nga fakti se KOSTT ka qenë në mesin e palëve nënshkruese .“KOSTT, së bashku me shumicën e operatorëve rajonal, sot ka nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit, çka konsiderohet një arritje e madhe e KOSTT në procesin e integrimeve rajonale. Operatorët tjerë kanë paralajmëruar nënshkrimin e Memorandumit, përveç Operatorit serb që ka refuzuar të bëjë një gjë të tillë”, thuhet në një njoftim zyrtar të KOSTT-it.

Ky proces është konsideruar të jetë një arritje e madhe për vendet e rajonit në procesin e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike dhe integrimit në tregun e brendshëm të BE-së.

“Memorandumi ishte dhe vazhdon të jetë i hapur për nënshkrim nga të gjitha OST-të e regjionit, me çka palët nënshkruese shprehin përkushtimin për themelimin dhe funksionalizimin e Zyrës për Alokim të Koordinuar të kapaciteteve interkonektive transmetuese”.

Tutje në njoftimin e KOSTT-it thuhet se, kjo formë e dhënjes të së drejtës për shfrytëzimin e kapaciteteve interkonektive (kufijtë teknik të sistemit), më parë ishte bërë obligative për palët nënshkruese sipas vendimit të Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjisë, përderisa parashihet se themelimi i një zyre regjionale do të lehtësonte dhe optimizonte procedurën e alokimit dhe vetë procesin e shfrytëzimit të interkoneksioneve.

Comments (0)

Ekonomi

American Reserve Life Insurance ofron çmimin më të lartë për privatizimin e “INSIG” –ut

Posted on 10 December 2008

Komiteti i privatizimit të kompanisë së vetme shtetërore të sigurimeve “INSIG”, i autorizuar nga ministri i Financave, përfundoi me sukses procesin e garës për privatizimin e “INSIG” –ut.

Procesi filloi janar të vitit 2007 dhe kaloi në disa faza, ku paraqitën interes dhe morën pjesë 10 kompani të huaja si investitorë strategjikë për privatizimin e “INSIG” –ut.

Në dakordësi me BERZH –in dhe IFC , procesi u konsultua nga BNP Paribas ndërsame tender të hapur ndwrkombwtar u pwrzgjodh kompania ndërkombëtare KPMG për vlerësimin e çmimit që ofrohej për shitje kompania “INSIG” .

Në fund të procesit, ofertën fituese e siguroi kompania amerikane American Reserve Life Insurance, e cila ofroi një çmim për kompaninë prej 25 milion euro.

Kjo vlerë është 2 milion euro mbi çmimin maksimal të vlerësuar nga KPMG ose 3.5 milion euro nga çmimi që kishte përcaktuar qeveria.

Ky privatizim konsiderohet shumë i suksesshëm për qeverinë. Ai përbën një konfirmim të ri të besimit për ekonominë shqiptare në kushtet kur në tregun financiar ndërkombëtar ekziston një krizë ekonomike.

Përfundimi i procesit “INSIG” –ut është në negociatat e fundit teknike me kompaninë fituese American Reserve Life Insurance.

Comments (0)

SEE MORE ARTICLES IN THE ARCHIVE

Advertise Here
Advertise Here